Kurteshi sërish bën thirrje për vendosjen e maskës

Lajme

Kurteshi sërish bën thirrje për vendosjen e maskës

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 13:56
Sami Kurteshi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi ka bërë thirrje sërish për bartjen e masës.

Ai e ka nisur mbledhjen me kërkesën për mbajtjen e maskës nga të pranishmit.

Madje ai ka kërkuar që procesverbali i mbledhjes së kaluar ku ka folur për incidentin me një zyrtarë të KQZ-së të dërgohet në Prokurori.

Në Prokurori Kurteshi ka kërkuar që të dërgohen edhe pamjet e kamerave që të shihet se nuk ka pasur një incident të atillë që u përfol ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat