Martti Ahtisaari heq dorë nga gjitha aktivitetet publike, vuan nga kjo sëmundje e rëndë

Lajme

Martti Ahtisaari heq dorë nga gjitha aktivitetet publike, vuan nga kjo sëmundje e rëndë

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 16:38
Martti Ahtisaari

Martti Ahtisaari, ish-presidenti finlandez dhe i dërguari i dikurshëm special për statusin e Kosovës, ka hequr dorë nga të gjitha aktivitetet publike për shkak të sëmundjes, thotë Zyra e Presidentit të Republikës e Finlandës.

Sipas Kancelarisë, Ahtisaari vuan nga sëmundja e Alzheimerit. Për shkak të një çrregullimi të avancuar të kujtesës, ai merr mbështetje për jetën e përditshme në shtëpi dhe herë pas here kalon periudha të trajtimit në një shtëpi pleqsh, shkruan mediumi finlandez.

Ahtisaari lindi në Vyborg më 23 qershor 1937.Ai shërbeu si President i Finlandës nga 1994 deri në 2000.

Martti Ahtisaari ka luajtur rol të madh në disa raste ndërkombëtare ndërmjetësimi, në mesin e të cilave edhe në Kosovë më 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat