Ja pse ndodhi rrahja e masazherkave në Prishtinë, ky është personi që sulmoi tri vajzat!

Lajme

Ja pse ndodhi rrahja e masazherkave në Prishtinë, ky është personi që sulmoi tri vajzat!

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 20:10
Pamje nga videoja

Sot në Prishtinë te rruga “Ahmet Krasniqi” tri vajza u rrahën nga një person.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet personi që i sulmon tri vajzat nga Shqipëria, që me profesion janë masazherka me një mjet  në dorë.

Në lidhje me këtë rast ka folur Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë  identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, u shpreh ajo.

Lexo edhe: E tmerrshme: Një burrë sulmon tri vajza në Prishtinë!

Personi që sulmoi vazjat është me inicialet L.V.

Sipas informacioneve, i dyshuari kishte kërkuar shërbime jashtë masazhës.

Image

L.V.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat