Gazetari ndërkombëtar ndez alarmin: ‘Ballkani i Hapur’ është trafik i lirë i drogës në detin shqiptar

Lajme

Gazetari ndërkombëtar ndez alarmin: ‘Ballkani i Hapur’ është trafik i lirë i drogës në detin shqiptar

Nga: N.Sh Më: 2 shtator 2021 Në ora: 23:12
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zaev

Gazetari ndërkombëtar, Nefail Maliqi, i cili jeton dhe punon në Zvicër, ka alarmuar për “Ballkanin e Hapur” apo marrëveshjen e nënshkruar nga Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiq në Shkup për lëvizjen e lirë të mallrave.

Maliqi përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo marrëveshje ka për qëllim lëvizjen e lirë të sllavëve në detin shqiptar dhe trafikun e lirë të drogës.

Ai thotë se, edhe sot po kapen sasi të mëdha të drogës në Kosovë, Shqipëri e Serbi, ndërsa me lëvizjen e lirë, kjo drogë do të përfundoj në detin shqiptar.

Postimi i plotë:

«Ballkani i hapur» alias «Trafiquants sans frontières»

«Ballkani i hapur» levizja e lirë e «mallrave» apo e kamioneve siq e thotë Rama, ka qellim levizjen e lirë të sllavëve në detin shqiptar dhe trafiku i lirë i drogës!

Në ballkanin e hapur të Ramës me vendet sllave që Kosova po e tefuzon, që në emër të lëvizjes së lirë të “mallrave” kamioneve, mos vallë kanë për qëllim të dalin në det, apo kush do e kontrilloj drogën kontrabanden.. dmth shit blej, helmo, degjenero rininë me drogë pa pengesa!

Sot, ashtu kështu sot me kufinj, me police, kontrolle kapen cdo dite drogë në Serbi, Shqiperi, Maqedoni, Kosove… e mere me mend tash në ket «balkanin e hapur» të Ramës me vendet sllave nëse do leviznin të lirë «mallrat », pa kontroll te vetura e dhe kamioneve?!

Një ekspert nga policia nderkombetare ka thënë per gazetën zvicerane Le Canton27.ch se në vendet e BE-se kemi vënë kufijtë, ´ schëngeni për vendet e ballkanit për ta ruajtur Evropën nga droga dhe trafiqet e ndryshme me origjine nga Rusia, Serbia, Maqedonia, Shqiperia e Mali i Zi ..kurse ata disa lider në ballkan ne kry me Ramën dhe Vucicin te cilët në emër të «levizjes se lire» i lënë duart e lira mafias për trafiqe të të gjitha llojeve apo siq thuhet «Trafiquants sans frontières»!..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat