Policia nga Ballkani me afganet ta ndjekin shembullin e policit shqiptar nga Presheva që mahniti boten!

Lajme

Policia nga Ballkani me afganet ta ndjekin shembullin e policit shqiptar nga Presheva që mahniti boten!

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 08:44
Rexhep Arifi

Sot e para gjashtë vitesh një polic shqiptar nga Presheva, Rexhep Arifi fotografia e të cilit shëtiti botën ku shihen se si e përqafon djaloshin sirian në fshatin Miratoc.

Për këtë gjest njerëzor u mburren jo vetëm Ligina e Preshevës, por edhe mbarë shqiptarët, madje edhe Serbia, dihet për shkak uniformës.

Rexhep Arifi duket se për herë të parë në mediat serbe nuk ishte “siptari” por “albanac” edhe pse ato u munduan të ia fshehin origjinen, por kur shpërtheu emri i tij në mediat botërore, dikur edhe ato u detyruan t’ja permendin!, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Mediat në Ballkani dhe ato nderkombëtare i bënë jehonë të madhe disa fotografive të një polici shqiptar nga Presheva Rexhep Arifi, i cili mbante në krah një fëmijë sirian në krahë duke dhënë një shembull te mirë për ato vende që i kanë pritur si mos më keq njerëzit që duan ti largohen luftës në vendet e tyre.

Kriza në Afganistan pas ardhjes në pushtet te talibaneve ka shkaktuar një eksod të madh të afganeve në drejtim vende të ndryshme botërore perfshirë këtu edhe ato në ballkan, ku janë para parë të vendosen mijëra sish edhe Serbi, Kosovë dhe Shqiperi!

Qysh tash ju ka hyre droja organizatave nderkombëtare ne OKB (HCR, IOM etj..) se si do te sillet keto vende me refugjate afganë, sepse emigrantet ne ballkan sidomos ne Serbi kane nje përvojë te hidhur, te cilet ishin viktime e mallretimeve meqe rast u vodhen, u rrahen, u kërcnuar madje edhe u vrane keta emigrante te pastrehë (Siria, Iraki, Afganistni..) te cilet kerkuan strehim ne Serbi.

Në kohen kur refugjatet afgane po pushtojnë Shqiperine dhe Kosovën, mbetemi me shpresë se pas policisë serbëve, radhën e kanë ata të Shqipërisë dhe Kosovës të ndjekin shembullin e policit nga Presheva Rexhep Arifit me shelljet e tij njerezore me emigrantet nga vendet arabe, përkujton pas gjashte vitesh gazeta zvicerane Le Canton27.ch gjestin humanitar të policit shqiptar nga Presheva.

Fotografinë prekëse e Arifit me fëmjën sëpari e publikoi në twiter gazetarja e BBS-së, Menin Rama, së bashku me komentin, Sirianët janë shumë faleminderues jo vetem ndaj popullates, por edhe ndaj policisë nga Lugina e Preshevës , thonë se janë të mirë dhe se janë të parët që ndaj tyre nuk sillet sikur të jenë kafshë.

Fotografia për vetëm një ditë ka shëtitur botën, ndërsa Rexhep Arifi ka sqaruar se si është bërë ajo.

“Ka qenë aty një famijle me fëmijë, ndërsa nëna kishte qenë e lodhur dhe është ulur në tokë, ndërsa unë ia mora djalin, i cili sëpari pak qajti, ndërsa pastaj filloi të luaj me mua dhe rastësisht dikush më fotografoj”.

Arifi i cili është atgebote ishte 34 vjeçar, në Administratën Policore në Preshevë punon që 19 vite dhe për këtë vepër humane do të shpërblehet. Nebojsha Stefanoviq, ministër i punëve të mbrendshme me këtë rast deklaroi: „Ai njeri tregoi se policia ka mardhënie normale dhe të denja ndaj të gjithë njerëzve, veçanarisht këtyre njerëzve të cilët përmes vendit tonë kalojnë me dëshirë që të sigurojnë një jetë më të mirë dhe të ikin nga lufta”.

Në fshatin Miratoc, ku janë bërë edhe fotografitë, autobusët e UNHCR-së çdo ditë marrin numër të madh të refugjatëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat