Vaksina/ Gjinekologu Syla ka një mesazh për gratë shtatzëna dhe ata që planifikojnë familje

Lajme

Vaksina/ Gjinekologu Syla ka një mesazh për gratë shtatzëna dhe ata që planifikojnë familje

Nga: M.L. Më: 6 shtator 2021 Në ora: 16:58
Blerim Syla

Gjinekologu Blerim Syla përmes një postimi në rrjetin social Facebook, iu ka bërë thirrje për vaksinim grave shtatëzëna dhe personave që planifikojnë familje.

Ai ka deklaruar se vaksina kundër CoVID-19 i mbronë shtatzënat, fëmijët edhe familjet e tyre, andaj nuk duhet hezituar për ta marrë.

“Të nderuara nëna të ardhshme dhe çifte bashkëshortore: -Si gjinekolog dhe prind iu lutem pasi që SHBA sot e sjolli kontingjentin fantastik të vaksinave që unë i falënderoj ata, pranoni këtë mesazh nga zemra. Ju shtatzënat mos u frikësoni, vaksina vetëm do të iu mbroj ju dhe fëmijët tuaj e po ashtu edhe familjet tuaja”, shkruan Syla në Facebook.

Po ashtu, ai ka hequr dilemat edhe për personat që janë duke planifikuar familje, duke thënë që vaksina nuk sjell sterilitetin.

“Ju që planifikoni familje, mos u frikësoni sepse ka shumë sëmundje tjera që iu dërgojnë në sterilitet, e vaksina është më e pakta, tek e fundit në dashuri babi dhe mami janë ata qe e sjellin në jetë fëmijën e shëndosh. Dhe ju MAMI dhe BABI i ardhshëm, merrni vaksinat që të sjellni një fëmijë të shëndosh dhe ta rritni atë. Në fund duke qenë i bindur se nuk kemi rrugëdalje tjetër unë po iu them se të dy fëmijët e mi nga zemra, por edhe fëmijët tjerë të familjes tjerë janë vaksinuar”, potencoi ai.

Syla me këtë rast i bëri apel Ministrisë së shëndetësisë, që të lejojë që këto grupe të jenë prioritet për vaksinim.

“Mos bëni veprime burokratike se më të vërtet do të jeni përgjegjës për dështimin e vaksinimit të këtyre grupeve. Në fund ky mesazh të merret profesionalisht ndërsa ata që kanë probleme me vaksinimi le të adresohen në numrin tim personal dhe po iu premtoj se do të kemi edhe ndjekje penale për personat të cilët e pengojne procesin e vaksinimit të shtatzënave dhe të tjerëve. Me respekt Dr. Blerim Syla Gjinekolog Obstetër. VAKSINOHUNI IU LUTEM!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat