E dhimbshme, kjo është mësuesja e shkollës Zenel Hajdini që vdiq sot nga CoVID-19

Lajme

E dhimbshme, kjo është mësuesja e shkollës Zenel Hajdini që vdiq sot nga CoVID-19

Nga: M.L. Më: 6 shtator 2021 Në ora: 20:19
E ndjera, Ajete Maxhuni

Çdo ditë e më shumë po rritet numri i viktimave që po e humbin jetën nga CoVID-19 në moshë të re. Një fat të tillë e kishte edhe një mësuese nga Prishtina.

Shkolla fillore e mesme e ulët “Zenel Hajdini” në Prishtinë ka njoftuar se ka humbur një nga mësueset e saj si pasojë e CoVID-19.

Përmes një njoftimi në Facebook kjo shkollë ka bërë të ditur se mësuesja Ajete Maxhuni-Islami nuk ka mundur t`i mbijetojë virusit. 

Njoftojmë të gjithë se sot më 06.09.2021 e humbi betejën me Covid mësuesja jonë e dashur, Ajete Maxhuni Islami. Varrimi i të ndjerës do të bëhet në varrezat e qytetit në orën 16:00, por për shkak të gjendjes do të jenë prezent vetëm familja. Do të na mungush shumë mësuesja jonë e dashur ”, thuhet në njoftim.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat