Sot mund të bëni termine në Ambasadën Gjermane, në këtë kohë do të hapet linku

Lajme

Sot mund të bëni termine në Ambasadën Gjermane, në këtë kohë do të hapet linku

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 09:49
Ilustrim

Sot pritet të hapet linku për termine për viza pune në Ambasadën Gjermane në Kosovë.

Ambasada ka njoftuar se lista e pritjes për caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë për muajin tetor do të hapet sot, më 7 shtator, në orën 11:00.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për tetorin do të hapet të martën, 7 shtator në orën 11:00 të mëngjesit”, thuhet në njoftim.

Linku për caktim të terminit hapet duke klikuar këtu: TERMINET.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat