Media serbe shkruan për deklaratën e Azem Vllasit, e quan kërcënim: Shqiptarët godasin Patriarkun

Lajme

Media serbe shkruan për deklaratën e Azem Vllasit, e quan kërcënim: Shqiptarët godasin Patriarkun

Nga: F.B Më: 8 shtator 2021 Në ora: 12:12
Ilustrim

Vetëm dy ditë pas kaosit të krijuar me rastin e marrjes së fronit nga mitropoliti malazez-bregdetar Jaonikje në Cetinje, janë ngritur shqiptarët dhe ‘këshillojnë’ patriarkun Porfirije që mos të marrë fronin e Patriarkanën e Pejës se mund të ngriten tensione, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Gazeta shkruan se pas problemeve në Cetinje vjen goditja e re ndaj Kishës Ortodokse Serbe (SPC) - Shqiptarët kundërshtojnë marrjen e fronit të patriarkut Porfirije në Patriarkanën e Pejës!

Porosi e rrezikshme

Fakti se shqiptarëve iu pengojnë ceremonitë dhe shërbesat e SPC dhe e kundërshtojnë, nuk është ndonjë gjë e re, por momenti kur dilet me këtë ‘këshillë’, që vjen pas krijimit të zonës së luftës dhe situatës në Cetinje për shkak të marrjes së fronit të mitropolitit, përbën një porosi të rrezikshme në vete.

Këto konstatime vijnë pas deklaratës së djeshme të ish-politikanit nga Kosova Azem Vllasi, i cili theksoi se Porfirije nuk do duhej të bënte inaugurimin dhe marrjen e fronit në Pejë, pasi mund të nxis tensione.

“Kurir” thotë se avokati dhe politikani i dikurshëm ka porositur se kryerja e ceremonisë së marrjes së fronit të Patriarkut Porfirije në Patriarkanën e Pejës nuk do duhej të mbahet, siç është traditë, por ajo duhet të bëhet në Tempullin Sveti Sava në Beograd.

Krahas kësaj, Vllasi ka shkuar edhe një hap më tutje, duke theksuar se SPC është “instrument i pushtetit në Serbi, për çka dëshmojnë edhe ngjarjet e fundit në Malin e ZI”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat