Dënimi për falsifikim të testeve “negativ” të PCR deri në 8 vjet burg!

Lajme

Dënimi për falsifikim të testeve “negativ” të PCR deri në 8 vjet burg!

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 18:38
Ilustrim

Raste të shumta të falsifikimit të testeve të koronavirusit janë kapur ditëve të fundit nga policia në Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe vende tjera të ballkanit, për cka ka pasur mbi 100 arrestime nga policia në rajon, shkruan gazeta zvicerane në shqip le Canton27.ch

Për këto falsifikime ka shkruar gjate kesaj jave edhe mediumet zvicerane (Blick, Le Canton27.ch) të cilat thone se pos Kosovës edhe në vende tjera të Ballkanit po falsifikohen testet PCR, gjë kjo e cila mund të jetë ndër arsyet e ndalimit të Albafestivalit në Zvicër. Mësohet se pas këtyre reportimeve te mediave zvicerane policia e Kosovës ka shtrënguar masat dhe kontrollet ndaj ketyre bandave.

Policia dhe juristët: Falsifikimi i këtyre testeve konsiderohet vepër penale. Autoret mund te denohen nga 1 deri në 8 vjet burg!

Lidhur me këto arrestime dhe falsifikme të testeve të COVID-19 gazetari i Le Canton27.ch në Prishtinë ka kontaktuar autoritet e rendit në Kosovë, të cilët njftuan se gjatë kesaj javë kanë zbuluar laloboratore, duke arrestuar dy persona për falsifkim te testeve.

Gjithësej janë raportuar dhe iniciuar 12 raste. Prej tyre 11 raste për Falsifikim të Dokumenteve, respektivisht falsifikim të testeve PCR Covid-19 dhe 1 rast për mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë…” ka thënë për gazetën Le Canton27.ch major Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës.

Janë identifikuar 26 persona të dyshuar 15 prej të cilëve janë arrestuar ndërsa ndaj 6 personave është vazhduar në procedurë të rregullt, 5 persona me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në vet izolim. – Për 9 raste janë ngritur kallëzime penale, – Për 3 raste janë duke vazhduar hetimet.

Sipas juristit Anton Nrecaj dënimi për këtë lloj të veprës penale shkon nga 1 deri në 8 vjet burg. “Dënimi mund të jetë nga një në katër, pesë apo tetë vite burg. Ky dënim varion se si klasifikohet kjo vepër penale e falsifikimit", ka shtuar ai. Sipas Nrecajt mbi falsifikuesit mund të rëndojnë edhe vepra tjera penale.

Ka rezultuar që një pjesë e madhe e qytetarëve tonë kanë shkuar në vendet tjera dhe më pas kanë rezultuar pozitiv në coronavirus. Kodi penal e parasheh se nëse dikush qëllimisht shpërndan sëmundje që mund të dëmtojnë shëndetin e të tjerëve, kjo është vepër tjetër penale”. Por, në bazë të ligjeve në fuqi, sipas Nrecaj për këto vepra parashihen edhe dënime me gjobë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat