Arkivat e UÇK-së, ja si gëzohet Petar Petkoviç: Këto janë fjalët e tij

Lajme

Arkivat e UÇK-së, ja si gëzohet Petar Petkoviç: Këto janë fjalët e tij

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 20:34
Petar Petko

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, i është gëzuar faktit se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sipas tij ka konfirmuar ekzistencën e arkivave të UÇK’së dhe se se  është rënë dakord t’i hapë ato.

Petkovic ka thënë se me në fund Kosova ka pranuar ekzistencën e arkivave të UÇK’së dhe ka rënë dakord t’i hapë ato.

Ajo që është e rëndësishme është se është bërë përparim në çështjen e personave të zhdukur dhe se Prishtina më në fund ka njohur ekzistencën e arkivave të UÇK-së dhe ka rënë dakord t’i hapë ato, të cilat nuk do të jenë më të fshehura”, tha Petkovic.

Ai po ashtu citohet të ketë thënë se deklaratat e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, janë provokime.

Mesazhet e Besnik Bislimit, të cilat vijnë pas bisedimeve, janë vetëm një vazhdim i politikës së provokimeve, dhe Beogradi nuk do t’u kthehet atyre, as nuk do të ikë kurrë nga bisedimet, ashtu si negociatori i Prishtinës iku nga të gjitha temat në tavolinën e negociatave”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, gjatë ditës së sotme tha se pala serbe është pajtuar që të hapen të gjitha arkivat, përfshirë edhe ato shtetërore të Kosovës.

Pala serbe të paktën deklarativisht ka thënë se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat që nënkupton edhe ato shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat