Hoxha Faruk Sinani në gjendje të rëndë nga Covid-i, dërgohet për trajtim në Turqi

Lajme

Hoxha Faruk Sinani në gjendje të rëndë nga Covid-i, dërgohet për trajtim në Turqi

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 15:31
Faruk Sinani

Hoxha Faruk Sinani i cili tash e disa ditë është në gjendje të rëndë shëndetësore është dërguar për shërim në Turqi.

Sinanit i është përkeqësuar gjendja pas infektimit me virusin COVID-19.

Lajmin për dërgimin e hoxhës për shërim jashtë vendit e ka bërë të ditur një i afërm i tij.

Rrugëtimi për në Turqi qoftë i hajrit i dashur Hoxhë U kthefsh sa më parë me shërim të plotë , pranë familjarëve e miqve tu. Bëhu i fortë“, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat