“Ai e do Kosovën pa shqiptarë, Malin e Zi pa malazezë”! Vuçiq i përgjigjet Gjukanoviqit

Lajme

“Ai e do Kosovën pa shqiptarë, Malin e Zi pa malazezë”! Vuçiq i përgjigjet Gjukanoviqit

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 14:46
Milo Gjukanoviq, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë të dielë ka reaguar në lidhje me deklaratën e homologut malazez Milo Gjukanoviq, i cili ka thënë se Serbia do ta donte Kosovën pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë.

Vuçiq në reagimin e tij është shprehur se nënndërgjegjja e Gjukanoviqit fshihet pas asaj deklarate, sepse ai është ai që dëshiron Malin e Zi pa serbë.

“Unë nuk dua, as nuk është e mundur Kosova pa shqiptarë, as Mali i Zi pa ata që deklarohen si malazezë. Kjo është e pamundur dhe nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, ka thënë Vuçiç për mediat.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb thekson se ai gjithmonë ka dashur dhe gjithçka që ka bërë, është se ka punuar për ekzistencën e Malit të Zi pa serbë.

“Unë dua Malin e Zi në të cilin do të jetojnë malazezët, serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët, vetëm se të gjithë kanë të drejtë të jenë ata që janë", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat