Trajkoviç: Ballkani do të ishte më stabil, nëse Vuçiq nuk do të kishte mbështjetje nga...

Lajme

Trajkoviç: Ballkani do të ishte më stabil, nëse Vuçiq nuk do të kishte mbështjetje nga...

Nga: F.B Më: 13 shtator 2021 Në ora: 12:34
Rada Trajkoviç

Në ditën kur pritet ardhja e kancelares gjermane Angela Merkel njëra nga politikanet më të fuqishme në Evropë, Rada Trajkoviç ka postuar në rrjetin social në Tviter se “nëse Merkel nuk do mbështeste Vuçiqin, Ballkani do të ishte më stabil”, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

Në të vërtetë kreu i Lëvizjes Evropiane të Kosovës, Rada Trajkoviç ka deklaruar sot se kancelaria gjermane Merkel “është më e mirë në zgjidhjen e krizave, por shumë më e keqe në evitimin e krizave”.

Trajkoviç në Tviter shkroi se “sot Ballkani do të ishte dukshëm më mirë dhe më stabil, nëse Merkel do mbështeste ‘pushtetin demokratik në 2011”, në vend se Beogradi të hidhet “kokëfortin” Vuçiq, që ka dhënë premtime të pamundshme për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Po të mbështeste Merkel qeverinë demokratike në vitin 2011, në vend që në Beograd ta hedh “kokëfortin” Vuçiq që ka dhënë premtime të pamundshme për “zgjidhjen e Kosovës”, sot Ballkani do të ishte vend më stabil. Merkel është e mirë në zgjidhjen e krizave, por e keqe në evitimin e tyre”, ka shkruar Trajkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat