Këto janë porositë e Merkelit në Serbi – ja çfarë shkruajnë mediat serbe për to

Lajme

Këto janë porositë e Merkelit në Serbi – ja çfarë shkruajnë mediat serbe për to

Nga: F.B Më: 14 shtator 2021 Në ora: 08:33
Merkel dhe Vuçiq

Kancelarja Angela Merkel ka kaluar më pak se 24 orë në Serbi, ndërsa porositë që ajo dërgoi Beograd, vetëm tash duhen analizohen edhe konceptohen, shkruajnë mediet serbe, por disa bënë jehonë si ajo për sundimin e ligjit dhe zgjidhjen e nyjës së Kosovës, por edhe për kërcënimet në vendet tjera në botë etj, shkruajnë mediat serbe, transmeton “Bota sot”.

Kancelarja gjermane bisedoi me Vuçiq për tema të ndryshme, rrugën evropiane të Serbisë, politikën e saj të jashtme, mbrojtjen e mjedisit, ndryshimet klimatike dhe arsimin e dyfishtë....

Ndonëse direkt nuk ka thënë atë që zyrtarët evropian shpesh e përmendin shpesh se “Nuk ka përparim drejt BE pa sundimin e ligjit, Merkel e ka përmendur shumë këtë fushë”.

"Biseduam për reforma, për hapjen e kapitujve të rinj në procesin e bashkëngjitjes. Pikërisht në fushën e sistemit juridik është me rëndësi të arrihet përparim. Vuçiq ka prezantuar plane edhe premtime”, tha Merkel.

Që sipas “Blic” në përkthim do të thotë se problemi i sundimit të ligjit  ekziston dhe presim përmirësim, sikurse që ka marr premtime dhe garanci se ajo do të bëhet.

Kjo porosi e saj mbetet shqyrtimit edhe komentimit, por edhe fakti se Merkel ka thënë se “zotëri Vuçiq e njeh si person që nuk jep premtime të rrejshme, por si person që përpiqet të realizojë në vepër”.

"Inkurajoj që të shkohet tutje, ka shteti i së drejtës, shoqëria pluraliste”, tha Merkel.

Natyrisht temë e pashmangshme dhe dhembja e vjetër ishte e ashtuquajtur nyja e Kosovës. Si do të shthuret tash për tash pa të panjohura, por përgjigja mund të nxjerret nga deklarata e gjermanes.

"Disa çështje do të zgjidhen deri në fund të procesit. Të gjithë e dinë cilat janë shtetet anëtare që nuk e pranuar pavarësinë e Kosovës. Çështja duhet të zgjidhet , ashtu që shtet e anëtare të BE-së të përgjigjen pozitivisht në procesin e bashkëngjitjes. Nuk ka kuptim të bisedohet për fundin e një procesi para se të zgjidhen çështjet tjera”, tha Merkel.

Kjo në përkthim do të thotë se kka shumëçka të zgjidhet në rrugën evropiane të Serbisë para se çështja e Kosovës të bëhet të jesh apo të mos jesh. Pse atëherë të pritet me sfidat tjera që janë më të lehta? Porosia mund të kuptohet se kështu më lehtë është të binden 5 shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë pranuar pavarësinë që ta bëjnë atë, kjo pastaj do i lehtësonte punën BE-së në arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Merkel, megjithatë në një gjë sigurisht ka të drejtë- kur thotë se “çështja nuk do të zhduket”.

Vuçiq në anën tjetër ishte më direkt dhe qartë ia bëri të ditur kancelares atë që në opinion pak a shumë veç dihet se “Nuk ka BE pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

A jemi të vetëdijshëm se nuk do të bëhemi anëtare para zgjidhjes së kësaj çështje, po jemi shumë të vetëdijshëm”, tha Vuçiq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat