Çfarë solli dhe çka ofroi Merkel në Ballkan?

Lajme

Çfarë solli dhe çka ofroi Merkel në Ballkan?

Nga: F.B Më: 14 shtator 2021 Në ora: 13:42
Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel ndodhet në turne nëpër botë, aktualisht po qëndron në Ballkan, ku ka përsëritur qëndrimin dhe fjalinë nga viti 2015 se është interes gjeo-strategjik anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Ajo në Beograd është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti Vuçiq, ndërsa po ashtu me nderimet më larta u prit edhe në Tiranë nga kryeministri Rama.

Mediet përkujtojnë deklaratën e Merkel për Ballkanin nga viti 2015, ku e quan interes evropian anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE.

"Interes gjeo-strategjik i Evropës është anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE, jam këtu për dhënë mbështetjen e Gjermanisë këtyre vendeve, që kanë bërë përparime të mëdha në rrugën evropiane” pat porositur kancelarja gjermane Merkel në vitin 2015.

Të njëjtën porosi e solli edhe tash 6 vjet më vonë si në Serbi ashtu edhe në Shqipëri.

Një nga çështjet që shtrohet tash është si do sillet ndaj Ballkanit perëndimor pasardhësi i Merkel, para së gjithave nëse politikën e jashtme e përcakton SPD, që sipas anketave ka më së shumti gjasa për fitore, megjithëse nuk priten ndryshime të mëdha.

Angela Merkel i solli çdokujt nga diçka, mbështeti integrimin evropian të 6 vendeve të Ballkanit, por tërhoqi vërejtjen se asnjë lloj ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk do përkrahet nga Gjermania”.

Është interesant se Merkel në Ballkan le edhe bashkëpunëtorin e afërt, e ai është përfaqësuesi i lartë në BeH, Kristian Shmit.

Gjermania, si vendi lokomotivë i BE-së, duhet të zgjidh edhe problemin e Maqedonisë, fillimi i bisedimeve të cilit vend janë bllokuar nga Bullgaria dhe të tentojë të zhbllokojë edhe Shqipërinë.

Agjencia DPA shkruan se Merkel në vizitën përshëndetëse, më shumë prezanton interesin ekonomik gjerman (të gjitha atyre vendeve, ku Gjermania është partneri kryesor investues) dhe e vlerëson stabilitetin ekonomik më shumë se atë politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat