Pamjet/ Nuk kishte test PCR negativ, kryeministri i Malit të Zi nuk lejohet të futet në Shqipëri

Lajme

Pamjet/ Nuk kishte test PCR negativ, kryeministri i Malit të Zi nuk lejohet të futet në Shqipëri

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 15:39
Foto

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, raportohet që nuk është lejuar të futet në Shqipëri në doganë, për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Gazetari malazias, Aleksandar Brezar, ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi.

“Kjo mund ta pengojë pjesëmarrjen e tij në takimin me Kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, shkruan ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat