23-vjeçarja nga Drenasi vdes 48 orë pas vaksinimit antiCOVID

Lajme

23-vjeçarja nga Drenasi vdes 48 orë pas vaksinimit antiCOVID

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 12:29
23 vjeçarja

Një 23 vjeçare në Drenas ka ndërruar jetë, por familjarët e saj thonë se vdekja ndodhi tri ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.

Familjari i 23 vjeçares, Haxhi Xhemajli, në rrjetet sociale ka shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thotë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

"U detyrove të vaksionohesh që të qendërosh në vëndin e punës. Ajo vaksinë pas 48 ore të shkaktoi vdekjen. MOS NA #DETYRONI MOS NA #KUSHTËZONI Prehu në paqe mbesa jonë", shkroi ai. 

Media ka kontaktuar me Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas për të sqaruar informatat rreth arsyes se pse vajza nga Drenasi ka vdekur tri ditë pasi është vaksinuar dhe se a ka pasur paraprakisht ndonjë informatë shëndetësore për pacienten.

Nga kjo Qendër kanë deklaruar se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat