Mbyllet një lokal në Xërxë të Rahovecit, ja çfarë kishte organizuar

Lajme

Mbyllet një lokal në Xërxë të Rahovecit, ja çfarë kishte organizuar

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 19:57
Ilustrim

Policia e Kosovës në Rahovec ka mbyllur një lokal në fshatin Xërxë.

Në bashkëpunim me inspektorët e AUV-it, Policia e Kosovës e mbylli lokali pasi aty ishte organizuar muzikë live dhe kishte shumë mysafirë.

Veprimet e ndërmarra nga ana e patrullës policore dhe inspektorët kanë qenë:

-Një fletëparaqitje dhe mbyllja e përkohshme e lokalit e shqiptuar nga Inspektorët e AUV-it

-Dhe 18 fletëparaqitje ndaj pjesëmarrësve brenda në lokal

Policia e Kosovës edhe me këtë rast apelon të të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet që janë në fuqi, pasi toleranca për shkeljet e tyre do të jetë zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat