Petkoviç porosit politikanët shqiptarë se po bëjnë plane koti për përfitimin e veriut

Lajme

Petkoviç porosit politikanët shqiptarë se po bëjnë plane koti për përfitimin e veriut

Nga: F. B Më: 17 shtator 2021 Në ora: 12:37
Petkoviç

Drejtori i zyrës së (ashtuquajtur) për Kosovë Petkoviç deklaroi për politikanët në Prishtinë se po bëjnë plane kot për përfitimin e veriut, një skenar i tillë është gjykuar me dështim.

Në të njëjtën kohë porositi Prishtinën se është më mirë të formojë asociacionin që është plani i vetëm që ka të ardhme kur bëhet fjalë për mjediset serbe në Kosovë, shkruan në kumtesën e zyrës, njofton “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sikur që askujt nuk do të i shkoj për dore që të shuaj mjediset serbe në jug të Ibrit dhe të asimilojë serbët që jetojnë atje. Ne do të vazhdojmë të jemi të pranishëm kudo që ka serb, do të investojmë, ndërtojmë dhe punojmë në mjediset serbe”, tha Petkoviç.

Ai kështu reagoi në provokimet nga Prishtina, se do të forcojë praninë ushtarake, policore dhe të sigurisë në veri shkruan “B92”, duke porositur politikanët shqiptar që mos të provokojnë, aq më pak të realizojnë ndonjë aksion, sepse këtë nuk do ta lejoj Beogradi.

Beogradi është i gatshëm që të zgjidh me Prishtinën të gjitha çështjet e hapura përmes dialogut në tavolinë, ndërsa në vend të bashkëpunimit konstruktiv pala shqiptare dërgon thirrje për kërcënime edhe konflikte të armatosura. Në atë atmosferë nuk është e mundshme të ndërtohet bashkëjetesa dhe baza për normalizimin e raporteve”, tha Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat