Takim i përbashkët mes KOK-ut dhe KOKSH-it, akordohen për bashkëpunim në shumë pika

Lajme

Takim i përbashkët mes KOK-ut dhe KOKSH-it, akordohen për bashkëpunim në shumë pika

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 15:54
Foto nga takimi

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), në krye me presidentin Ismet Krasniqi, janë mirëpritur sot nga drejtuesit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), në krye me presidentin, Fidel Ylli.

Presidenti Krasniqi, shoqërohej edhe nga sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Bujar Turjaka, ndërsa nga KOKSH, të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Gerti Shima dhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv, Gjergj Ruli, Enkelejda Caushi, Labo Capo dhe Endrit Hoxha.

Të dyja palët shkëmbyen ide të ndryshme të bashkëpunimit mes dy Komiteteve Olimpike, të cilat pritet të zyrtarizohen me nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit.

Pikat në të cilat të dyja palët u pajtuan janë:

Hartimi i planeve strategjike dhe përcaktimi i kalendareve të aktiviteteve për planin 4-vjeçar

Kurse të përbashkëta nga Solidariteti Olimpik për trajnerët dhe gjyqtarët

Memorandume bashkëpunimi mes federatave të ndryshme për të shkëmbyer eksperienca administrative dhe organizative për ngritjen apo zhvillimin e sporteve të caktuara

Kampionate sportive të përbashkëta

Përgatitje të përbashkëta të sportistëve para ngjarjeve të rëndësishme sportive

Indentifikimi i sportistëve më të mirë dhe dhënia e titujve si Laureatët e Vitit

Shkëmbimi i eksperiencave në fushën e edukimit sportiv dhe atij olimpik

Takime pune të shpeshta për mbarëvajtjen dhe monitorimin e planeve të punës

Në fund të takimit u shkëmbyen edhe dhurata simbolike, ndërsa u bisedua edhe për takimin e radhës që përfshin të dyja Bordet Ekzekutive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat