Masa e reciprocitetit me shtetin Serb e nevojshme - Kosova të mos e heq masën e reciprocitetit

Lajme

Masa e reciprocitetit me shtetin Serb e nevojshme - Kosova të mos e heq masën e reciprocitetit

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përshëndete dhe përkrahë pa rezervë vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti, për vendosjen e reciprocitetit me Republikën e Serbisë për targat e veturave.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson së Kosova është vonuar në drejtimin e vendosjes së kësaj mase ndaj shtetit serb, i cili në asnjë momente nuk i ka respektuar obligimet e saja të marrë nga marrëveshjet në Bruksel të cilat janë nënshkruar me dëshirë dhe nën praninë e faktorit ndërkombëtarë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përgëzon Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Kurti, për vendimin e marrë, dhe në këtë drejtim ne, ftojmë të parin e ekzekutivit të vendit tonë, që për asnjë momente të mos lëshoj pe në këtë drejtim dhe assesi të mos i bindet presioneve ndërkombëtare.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, fton partitë politike në vend dhe shoqërinë civile për të përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe ne si shtet duhet të jemi unik në këtë temë dhe në raport të vendosjes së reciprocitetit të plotë më shtetin serb.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, fton faktorin ndërkombëtarë që të mos ushtroj presione ndaj institucioneve të Kosovës, për të hequr masën e reciprociteti ndaj Serbisë, ngase shteti i Kosovë mjaftë dhe boll ma ka lëshuar pe në favor të shtetit serb.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i bene thirrje shteti serb që të mos provokoj situatë të re në Republikën e Kosovës, sepse çdo tentimi i provokimit është ndërhyrje të punë e brendshme të vendit tonë.

Ne, prapë bëjmë apel që Lista serbe të shpallën organizatë terroriste, sepse ajo është instrument destabilizues në Kosovë, dhe kjo është parë dje dhe sot me veprimet e saja në veri të Republikës së Kosovës.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat