“Armiku më i madh i shqiptarëve”, publikoi fotografinë me Soros, ndjekësit i reagojnë ashpër Edi Ramës

Lajme

“Armiku më i madh i shqiptarëve”, publikoi fotografinë me Soros, ndjekësit i reagojnë ashpër Edi Ramës

Nga: G.B Më: 24 shtator 2021 Në ora: 08:45
Edi Rama dhe George Soros

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në SHBA.

Mbrëmë ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqet përkrah George Soros.

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”, ka shkruar Rama.

E ndjekësit e kryeministrit nuk e kanë kursyer atë, derisa kanë bërë komente të ndryshme kundër Sorosit, përcjell Bota sot.

Disa e kanë quajtur armik të shqiptarëve dhe jo mik, derisa e kanë kritikuar Ramën për bashkëpunimin me të.

Më poshtë mund t’i shihni disa prej komenteve të ndjekësve në llogarinë e kryeministrit Rama në Facebook./BS/

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat