Vulin përsëri kërcënon Kosovën: Ushtria serbe në gatishmëri për çdo urdhër të Vuçiqit

Lajme

Vulin përsëri kërcënon Kosovën: Ushtria serbe në gatishmëri për çdo urdhër të Vuçiqit

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 11:25
Aleksandar Vulin

Serbia nuk po ndalet duke sulmuar dhe kërcënuar Kosovën.

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se një Serbi e fortë është garantuese e sigurisë së serbëve në Kosovë, duke shtuar se trazirat e marsit 2004 nuk do të ndodhin më kurrë.

Vulin shtoi se xhandarmëria serbe do të përmbushë çdo urdhër të  Vuçiq, dhe se është “gati, e trajnuar, e pajisur teknikisht, por më e rëndësishmja shumë e motivuar, për të mbrojtur njerëzit e saj kudo që është e nevojshme”.

Duke komentuar thirrjen e Bashkimit Evropian për të dyja palët për të ulur tensionet, Vulin theksoi se sipas Serbisë, Marrëveshja e Brukselit është shkelur në mënyrë flagrante dhe se sipas tij, qëllimi i Prishtinës është të destabilizojë të gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat