Pamje/ Gjatë ndërrimit në Jarinje, Policia provokohet me këngë nacionaliste serbe

Lajme

Pamje/ Gjatë ndërrimit në Jarinje, Policia provokohet me këngë nacionaliste serbe

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 14:51
Pamje nga video

Janë bërë tashmë pesë ditë prej kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitetin me targa ndaj Serbisë.

Dhe që nga ajo ditë serbët lokalë kanë bllokuar rrugët kryesore në Bërnjak dhe Jarinje.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë incident përpos provokimeve të herëpashershme me thirrje e këngë serbe.

Kështu ka ndodhur edhe sot, gjatë ndërrimit të Njësive të Policisë së Kosovës, në Jarinje.

Në pamjet e mëposhtme shihet se gjatë kohës kur bëhet ndërrimi i njësive të Policisë, ka provokimeve me këngë nacionaliste nga serbët lokalë që po protestojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat