“Mos shpik sene që s’ekzistojnë”, Blerim Latifi i reagon Valon Sylës: As Vuçiqit s’i ka shkuar në mendje kjo që po thua ti

Lajme

“Mos shpik sene që s’ekzistojnë”, Blerim Latifi i reagon Valon Sylës: As Vuçiqit s’i ka shkuar në mendje kjo që po thua ti

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 21:13
Blerim Latifi dhe Valon Syla

Profesori universitar Blerim Latifi dhe gazetari Valon Syla kanë debatuar rreth marrëveshjes për targat që u arrit sot në Bruksel.

Syla thotë se qeveria e Albin Kurtit nuk u konsultua me SHBA’në për ndërhyrjen në veri.

Sipas tij, Kurti i ka dhënë mandat UNMIK’ut pas 21 vjetëve.

Çka ka bo me këtë marrëveshje? Po tregon se UNMIK’u është i rëndësishëm në veri të funksionojë sepse KFOR’i funksionon brenda rezolutës 12/44”, tha Syla.

Me një gjë të tillë nuk është pajtuar Latifi dhe ka reaguar.

UNMIK’u është krejtësisht jofunksional”, thotë Latifi.

Kjo që ti po e përmend për UNMIK’un nuk besoi as Vuçiqit që i ka shku në mend”, theksoi ai.

S’është UNMIK’u askund këtu, mos shpik sene që s’ekzistojnë”, vazhdoi Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat