Kurti: Akti paqësor i bashkimit të dy Gjermanive është shembull për të gjithë

Lajme

Kurti: Akti paqësor i bashkimit të dy Gjermanive është shembull për të gjithë

Nga: M.L. Më: 3 tetor 2021 Në ora: 15:37
Foto nga takimi virtual

Në 31 vjetorin e Ditës së Ribashkimit të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shfaqjen virtuale të videos së përgatitur nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, për këtë ditë të veçantë për popullin gjerman.

Me rastin e kësaj feste, kryeministri Kurti uroi përzemërsisht shtetin dhe popullin mik gjerman.

"Ky akt paqësor i vendosmërisë i popullit gjerman për liri dhe mençuria politike e elitës politike gjermane është shembull për të gjithë", u shpreh Kurti.

Ai falënderoi Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, për bashkëpunimin e shkëlqyer me Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe rithekson rëndësinë e marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dy shteteve.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat