Koci për eskalimin e situatës në veri: Taktikë e vjetër serbe, ndryshe nuk ndalen

Lajme

Koci për eskalimin e situatës në veri: Taktikë e vjetër serbe, ndryshe nuk ndalen

Nga: M.L. Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:42
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës që u kundërshtua me protesta e tensione në Mitrovicës Veriore nga serbët lokal atje.

Sipas Kocit, disa serbë në veri po i mbrojnë kontrabandistët shqiptarë duke sulmuar Policinë e Kosovës dhe duke djegur vetura.

Ai shkruan se interesi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës.

Disa serb në veri, po i mbrojnë kontrabandistët shqiptarë! Madje, e paskan sulmuar Policinë e Kosovës, dhe paskan kallë kerre. Nuk e di a po ju kujtohet, po në këtë mënyrë kriminale dhe skajshmërisht iracionale, pakica serbe në Kroaci dhe Bosnje, vepronin pak para fillimit të luftës në ish-Jugosllavi.

Nuk janë ndalë deri sa ka krisë lufta. Tash, interesi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës. Kjo është taktikë e vjetër serbe. Ndërsyen serbet - aty ku janë pakica. Prandaj, nuk ka taktizim. Shteti duhet vepruar. Përndryshe, nuk do të ndalen”, shkroi Koci në Facebook..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat