​Djali i kandidatit të Listës Serbe në Kllokot arrestohet për manipulim zgjedhor

Lajme

​Djali i kandidatit të Listës Serbe në Kllokot arrestohet për manipulim zgjedhor

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Burime të medias, kanë thënë se mbrëmë, rreth orës 19:30, janë kapur në flagrancë tre qytetarë serbë dhe një shqiptar duke blerë vota në komunën e Kllokotit.

Sipas kësaj, shit-blerja e votave është bërë në të mirë të Listës Serbe, ku disa qytetarë shqiptarë do të duhej ta votonin këtë subjekt. Pas arrestimit, janë bërë bastisje, janë gjetur paratë dhe listat se si të votohet për serbët dhe kandidatët e caktuar.

Organizatori i blerjes se votave është Arandjel Dejanoviç, djali i Bozidar Dejanovicit, kryetarit aktual të komunës së Kllokotit, dhe njëherësh kandidatit për kryetar.

Të arrestuarit e tjerë janë: Aleksandar Trajkoviç nga Vitia (blerës i votave për kandidatin në listën serbe Dejan Nojkiç), Milan Kuliç nga Vitia (bashkëshorti i kandidatës nga Lista Serbe, Ivana Vlajkoviç) dhe Xhemajl Beqiri nga Mogilla, Viti (shitësi i votave familjare për kandidatët e lartpërmendur). Prokurori i rastit i ka ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat