Ramiz Lladrovci: I jap 100 Sami Lushtaka për Bekim Jasharin

Lajme

Ramiz Lladrovci: I jap 100 Sami Lushtaka për Bekim Jasharin

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 12:39
Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci thotë se i jep 100 Sami Lushtaka për Bekim Jasharin, por jo për politikë, për familje.

Ai tutje deklaron se nuk ka ndonjë koment për Skenderajn, sepse PDK-ja sipas tij ka dalë e fuqishme.

“Gjithmonë si familje, pra e kanë ngatërru njerëzit, ose qëllimisht e kanë ngatërru njerëzit, unë e ndaj politikën prej asaj që është shpirtërore, morale e krejt. Këtu ka qenë qëndrimi jem që është keqkuptu sikur unë jam kundër PDK-së në Skenderaj. Jo asniherë nuk kam qenë kundër PDK-së, sepse jam vetë PDK-ja.”

Tutje ai thotë se fushata e Uran Ismajlit ka qenë e jashtëzakonshme dhe se e ka rritur këtë parti në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat