Memli Krasniqi uron Mehmet Ballazhin për fitore në Han të Elezit

Lajme

Memli Krasniqi uron Mehmet Ballazhin për fitore në Han të Elezit

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 17:03
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka përgëzuar kandidatin e kësaj partie Mehmet Ballazhi me rastin e fitores në zgjedhjet komunale në Han të Elezit.

Krasniqi ka thënë se PDK-ja mori besimin e qytetarëve të Hanit të Elezit për t’iu hapur atyre perspektivë të qëndrueshme.

Me qeverisjen e PDK-së, Hani i Elezit nuk do të mbetet më vendkalim, por do bëhet vendqëndrim për ndërmarrësit, punëtorët, të rinjtë dhe të rejat që kanë aspiratë, e të cilët, tash e kanë edhe një adresë. Thellësisht mirënjohës për besimin e qytetarëve të kësaj komune. Ky është vetëm hapi i parë, drejt rrugës së zhvillimit që na pret së bashku”, shkruan Krasniqi në një postim në Facebook.

Mehmet Ballazhi ka fituar në raundin e parë në zgjedhjet për Hani të Elezit, me 50.98 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat