Punëtori i larguar nga KEDS-i: Qeveria na ka borxh moral të zbardhë të vërtetën e privatizimit

Lajme

Punëtori i larguar nga KEDS-i: Qeveria na ka borxh moral të zbardhë të vërtetën e privatizimit

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 21:23
Rashit Gashi, ish-sekretar i Sindikatës së punëtorëve të KEDS-it

Rashit Gashi, ish-sekretar i Sindikatës së punëtorëve të KEDS-it, ka reaguar pas publikimit të dokumentarit “Në rrugë nga KEDS-i, të braktisur nga Shteti” duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës të zbardhë të vërtetën e privatizimit të kësaj kompanie.

“QEVERIA KURTI, ne, ish- punëtorëve të Distribucionit KEDS, na ka borxh moral ta zbardh të vërtetën e privatizimit, apo thënë ndryshe faljes së distribucionit”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Gashit, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, “duhet t’iu tregojë adresën e KEDS Energy”, ndërsa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duhet ta rishikojë kontratën e privatizimit, “besoj që Besim Beqaj ka lënë shumë gjurmë!!!”.

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, siç ka thënë ai, duhet ta dijë që “Agjencioni i Metrologjisë është në kompetencë të saj dhe kush po jep Licenca aty për testim të njehsorëve?”.

Ndërsa, për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se sa më parë duhet ta përfundojë procesin e vetingut në drejtësi.

“Për të gjitha këto hipoteza apo shqetësime të mijat, kishte material në këtë dokumentar. Unë me ish-koleget e kolegët jemi papunë. Andaj është e udhës të paktën ta dimë të vërtetën dhe të mos na zvarriten lëndët nëpër gjykata”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat