Mos i “adhuroni” gratë o ju meshkuj!/ Kështu deklarohet imami Labinot Maliqi

Lajme

Mos i “adhuroni” gratë o ju meshkuj!/ Kështu deklarohet imami Labinot Maliqi

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 09:27
Labinot Maliqi

Janë bërë shumë virale ditëve të fundit deklaratat e imamëve shqiptar lidhur me marrëdhëniet në familje e sidomos ato mes bashkëshortëve.

Ditë më parë një hoxhë nga Prishtina kishte apeluar te burrat që të kryejnë dashuri me gratë e tyre, sepse në këtë mënyrë ata bëjnë shumë sevape.

Por dje, është bërë një deklaratë krejt ndryshe nga një hoxhë tjetër.

Imami nga Prishtina, Labinot Maliqi ka shkruar në profilin e tij në Facebook një porosit për burrat shqiptar: “Mos i adhuroni gratë”.

Ai këtë gjë e ka potencuar teksa kishte bërë një krahasim mes dashurisë për nënën dhe gruan.

Ky është postimi i plotë i hoxhës:

Kush e meriton respektin më të lartë, nëna apo gruaja? NËNA! Çdo krijesë e Zotit meriton respekt, por asnjë më shumë së Nëna! Mos i “adhuroni” gratë o ju meshkuj!

Ndërkohë kanë vërshuar komente të ndryshme, ku disa prej tyre ia rikujtojnë hoxhës se “dashuria për nënën nuk krahasohet me askënd”, “edhe gruaja duhet dashur e respektuar”, “nuk adhurohet askush përveq Zotit” etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat