Zyrtari amerikan flet për marrëdhëniet me Serbinë: Janë të komplikuara

Lajme

Zyrtari amerikan flet për marrëdhëniet me Serbinë: Janë të komplikuara

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 22:43
Gabriel Escobar

Zevendesndihmës sekretari i SHBA-së për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë “nuk janë as të mira e as të këqija”.

“Janë të komplikuara”, tha Escobar në një intervistë për Al Jazeera.

Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ketë përkrahjen e SHBA-së përderisa ndjek rrugën europiane. Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur edhe për situatën e tensionuar në Bosnjë-Hercegovinë, pas paralajmërimeve nga Republika Srpska për ndarje.

Sipas tij, në Bosnjë nuk do të ketë luftë dhe se palët duhet të fokusohen në zhvillim ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat