“Thika pas shpine për Srpska nga Vuçiq, sipas diktatit gjerman – Lista Serbe ka pranuar pavarësinë e Kosovës”

Lajme

“Thika pas shpine për Srpska nga Vuçiq, sipas diktatit gjerman – Lista Serbe ka pranuar pavarësinë e Kosovës”

Nga: F.B Më: 30 tetor 2021 Në ora: 17:50
Cvijetin Milivojeviç

“Kam vërejtur se Vuçiq ka për detyrë, para së gjithave nga Merkel që të bind Dodikun për të pranuar si përfaqësues të lartë në BeH gjermanin Christian Schmidt, ndonëse ai nuk mund të pranojë dikë që nuk e kanë pranuar dy anëtarë të OKB-së. Atë e ka emëruar një trup ad hoc që nuk ka legjitimitet dhe nuk u konfirmua në KS, prandaj Schmidt nuk është përfaqësues i lartë në BeH dhe Srpska nuk ka me të komunikim zyrtar, por Vuçiq ka”, ka deklaruar analisti politik Cvijetin Milivojeviç, transmeton “Bota Sot”.

Ai shtoi se gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese të BeH janë zgjedhur nga dy nga radhët e boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve dhe tre ndërkombëtarë.

“Tash kemi situatën që anëtar i Gjykatës Kushtetuese është një shqiptar që vjen nga Shqipëria, paramendoni, sa do të jetë ai neutral në këtë tregim. Përndryshe, gjithnjë dy boshnjakë dhe tre ndërkombëtarë bëjnë 5 vota dhe mbivotohen edhe serbët dhe kroatët në Gjykatën Kushtetuese që janë vetëm 4 vota”, tha analisti.

“Çdo gjë që shohim është heqja dorë duke u zhargit nga Kosova”

Duke folur rreth çështjes së Kosovës, ai nënvizoi se marrëveshja e Brukselit në asnjë vend nuk e përmend Serbinë.

“Atë marrëveshje e kanë nënshkruar Vuçiq e Daçiq. Ky është edhe thelbi i tregimit. Çdo gjë që shohim është heqja dorë duke u zhargit nga Kosova, që është kryekëput pasojë e marrëveshjes”, përfundon Milivojeviç.

Sipas tij, Daçiq mund të shpëtojë shpirtin e vet “nëse bën atë që kanë lëshuar të bëjnë katër kryetarët e mëhershëm të Kuvendit të Serbisë”.

“Për fat të keq për pushtetin e sotëm, në kohën e ‘fabrikës së verdhë’ që do të thoshte Vuçiq, kryetarët e Kuvendit të Serbisë kanë shpall zgjedhje edhe në territorin e Kosovës. Ndërsa, prej ardhjes në pushtet të SNS dhe SPS, kryetarët kanë refuzuar të shpallin zgjedhjet edhe në Kosovë. Nebojsha Stefanoviç, Slavica Gjukiç-Dejanoviç dhe tash Daçiq kanë refuzuar të shpallin zgjedhjet bile në ato komuna ku ka serbë akoma”, tha Milivojeviç.

“Lista Serbe e ka pranuar shtetin e pavarur të Kosovës”

Milivojeviç përkujtoi kur Krstimir Pantiç fitoi zgjedhjet në veri të Mitrovicës dhe u tërhoq se nuk deshi të jap betimin në Kosovën e pavarur.

“Ai refuzoi të nënshkruajë betimin në Kosovën e pavarur dhe u tërhoq nga kryetari i komunës, ai është njeriu i vetëm i ndershëm. Prej asaj kohe, të gjithë kryetarët tjerë, këta që vijnë nga Lista Serbe, e bëjnë atë dhe de facto e de jure e pranojnë shtetin e pavarur të Kosovës”, zbuloi analisti.

Milivojeviç ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme dhe paralajmërimet për një kundër-kandidat për Vuçiqin si është Dejan Bodiroga e ndonjë tjetër, ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, atentatet e shpikura ndaj Vuçiqit dhe audio-xhirimin, me të cilën Vuçiq e mban në grusht Daçiqin.

Ai shtoi se presidenti i Serbisë dëshiron të bëhet Tito i ri, me para-ushtrinë që e komandon, ndërkohë që krahasoi parullat e zgjedhjeve të tij me ato të Hitlerit dhe partisë së tij nacional-socialiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat