Aktakuzë ndaj Rinor Hykollit dhe një personi, për rrahje në një diskotekë në Gjilan

Lajme

Aktakuzë ndaj Rinor Hykollit dhe një personi, për rrahje në një diskotekë në Gjilan

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 11:15
Rinor Hykolli

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj Rinor Hykollit dhe Sh.Xh përshkak se më 22 korrik në diskotekën “Stop” në Gjilan kishin rrahur një person.

Sipas aktakuzës thuhet se R.H me dashje dhe me përdorimin e dhunës, përshkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B, duke e goditur me dorezë të revoles në pjesën e pasme të kokës. Më pas ai e kishte goditur me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat i njëjti ka kërkuar tretman mjekësor.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurve R.H. dhe Sh.Xh., për shkak të veprës penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri R.H., më 22 Korrik 2021, rreth orës 00:40 minuta, në diskotekën Stop, në Gjilan, me dashje dhe me përdorimin e dhunës, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., duke e goditur me dorezë të revoles në pjesën e pasme të kokës, e më pas e ka goditur me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për të cilat i njëjti ka kërkuar tretman mjekësor. I pandehuri R.H., sipas kërkesës së prokurorisë gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 03 Nëntor 2021 dhe me rastin e ngritjes së aktakuzës është propozuar që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit”, thuhet në komunikatën nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Ndërsa sipas komunikatës thuhet se “I pandehuri Sh.Xh., me dashje ka ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre penale, ashtu që me marrëveshje paraprake me të pandehurin R.H., e thërret të dëmtuarin L.B., duke e dërguar në vendin ku është kryer vepra penale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat