The Guardian flet për ndarjen e Bosnjes: Serbët po krijojnë ushtrinë e tyre

Lajme

The Guardian flet për ndarjen e Bosnjes: Serbët po krijojnë ushtrinë e tyre

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 13:50
Ushtria serbe

Rreziku i ndarjes së Bosnjes është shumë real, shkruan “The Guardian”.

E përditshmja prestigjoze britanike citon një zyrtar të lartë të BE-së të pohojë se kërcënimet e separatistëve serbë për të krijuar ushtrinë e tyre rrezikojnë të kthehen në konflikt të mirëfilltë.

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, paralajmëroi se nëse “separatistët serbë e vënë në jetë kërcënimin e tyre, duke i ndarë kështu forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar rrëshqitjen e vendit drejt një lufte të re.

Detyrat paqeruajtëse ndërkombëtare në Bosnje aktualisht i ka një forcë e Bashkimit Evropian, e njohur si Eufor, që i ka rreth 700 trupa. NATO-ja ka një seli formale në Sarajevë.

Në raportin e tij të parë që nga marrja e postit në muajin gusht, Schmidt tha se Bosnja po përballet me “kërcënimin më të madh ekzistencial të periudhës së pasluftës”.

“Mungesa e përgjigjes ndaj situatës aktuale do të rrezikojë [Marrëveshjen e Dejtonit], ndërsa paqëndrueshmëria në Bosnje do të kishte implikime më të gjera rajonale. Perspektivat për ndarje të mëtejshme dhe konflikt janë shumë reale”, citon Guardian përfaqësuesin ndërkombëtar.

Lideri serb i Bonjës, Millorad Dodik, është duke kërcënuar me ndarjen e Republikës Serbe – entitet i banuar me shumice serbe – nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Ai e ka deklaruar hapur se serbët e Bosnjës do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit dhe do të rikrijojnë një forcë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat