Kaq vota mori ish-Missi në garën e saj të parë politike

Lajme

Kaq vota mori ish-Missi në garën e saj të parë politike

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:54
Arben Vitia dhe Zana Krasniqi

Ish-Missi Zana Krasniqi i hyri politikës.

Ajo befasoi shumëkë gjatë verës me këtë vendim.

Ndonëse e re në këta ujëra, ajo ishte e qartë dhe me kauzat ambientaliste, iu bashkëngjit listës së Vetëvendosjes për kryeqytetin.

Por a ia doli Zana të hyjë në Kuvendin Komunal të Prishtinës? Mesa duket, për pak jo!

Nga 14 këshilltarët e zgjedhur komunal të Lëvizjes Vetëvendosje, Zana nuk është në listë.

Image

E fundit e zgjedhur ka 445 vota, teksa Zana 380 duke qenë e dyta në listën e pritjes.

Nëse lirohen vende dhe rrjedhimisht gratë e zgjedhura marrin përgjegjësi të tjera, Zanën mund ta shohim më Kuvend Komunal por përkundër këtij fakti, ajo do të vazhdojë angazhimin për kauzat në të cilat beson, siç deklaroi pak javë më parë në intervistë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat