Rama pritet me darkë dhe verë të kuqe nga “vëllai” në Beograd, deklarohet Vuçiq

Lajme

Rama pritet me darkë dhe verë të kuqe nga “vëllai” në Beograd, deklarohet Vuçiq

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 19:04
Vuçiq i shtron darkë dhe verë të kuqe Ramës

(E plotësuar 22:28) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në kryeqytetin serb, Beograd ku të enjten do të mbahet takimi i radhës i nismës Ballkani i Hapur.

Duket se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nga ana e tij ka organizuar një mikpritje të ngrohtë për Ramën, teksa ka organizuar një darkë ku ka qenë edhe Rama i pranishëm.

Së bashku me të në darkë janë të pranishëm edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Fotoja është bërë publike në rrjetin social Instagram, ku presidenti Vuçiq shkruan me krenari për verën që u ka ofruar miqve nga Ballkani.

Vuçiq: Një mbrëmje e mrekullueshme në restorant “Salon 1905” me miq nga rajoni, Edi Rama, Zdravko Krivokapic dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabic u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verërat shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit.

Vuçiq publikon pamjet/ Bashkë me Ramën presin kryeministrin malazez në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka publikuar pamjet e pritjes së kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.

Në krah të Vuçiq qëndron kryeministri shqiptar Edi Rama që ndodhet në Beograd për samitin “Open Balkan”.

Të tre kanë hyrë për të parë nga afër ambientet e punës në kullën e Beogradit dhe më pas do të shkojnë për të darkuar.

“Sonte po vizitojmë Kullën e Beogradit. Më pas do të vijojë një darkë pune në të cilën ndër të tjera do të diskutojmë për projektet e infrastrukturës. Mirë se vini në Beograd të dashur miq!,” – shkruan Vuçiq.

Rama shfaqet i buzëqeshur në Beograd! 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Begrad, ndërsa nesër do të bisedojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç si mikpritës dhe me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Nikola Dimitrov, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Rama është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç.

Më herët sot në Beograd ka mbërritur zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Nikola Dimitrov. Presidenti Aleksandar Vuçiq sonte do të shtrojë një darkë për Ramën dhe Dimitrovin, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, i cili po përfundon vizitën zyrtare në Serbi.

Ramën në Beograd e pret ministri serb që e quajti Thaçin “Kasapi i Ballkanit”

Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama së bashku me përfaqësues të tjerë kanë mbërritur në Beograd për takimin që do të mbahet nesër në kuadër të “Ballkanit të Hapur”. Rama është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç, i cili u ballafaqua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së muajin që shkoi. Ministri serb e provokoi rëndë Osmanin, duke i thënë ndër të tjera, se kur flet për presidentin serb duhet të ngritët në këmbë dhe duke shtuar se, Vuçiq është edhe president i Osmanit.

Selakoviq vazhdimisht i drejtohej Presidentes së Kosovës si “qytetare e Serbisë”.“Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiq, sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt presidentit tuaj”, është shprehur Selakoviq.

Image

Tutje, ai i është drejtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si “Kasap i Ballkanit”.

Rama shoqërohet nga Ardian Cela, Odeta Barbullushi dhe minister Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi, ndërkohë që janë pritur me një ceremoni zyrtare në aeroportin e Beogradit.Mësohet se pas mbërritjes ata do të takohen me përfaqësues të tjerë në një darkë informale. Në takimin e nesërm do të marrin pjesë përfaqësues të 3 vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ky kjo e fundit do të përfaqësohet nga Nikola Dimitrov pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit pas humbjes së zgjedheve të fundit.Theksojmë se “Open Balkan” gjatë ditëve të fundit është vënë në dyshim nga shumë politikanë pas dorëheqjes së Zoran Zaev, ndërkohë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti që në fillim ka vënë në dyshim këtë inciativë.

***

Kryeministri Edi Rama së bashku me përfaqësues të tjerë kanë mbërritur në Beograd për takimin që do të mbahet nesër në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Rama shoqërohet nga Ardian Cela, Odeta Barbullushi dhe minister Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi, ndërkohë që janë pritur me një ceremoni zyrtare në aeroportin e Beogradit.

Image

Mësohet se pas mbërritjes ata do të takohen me përfaqësues të tjerë në një darkë informale.

Në takimin e nesërm do të marrin pjesë përfaqësues të 3 vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ky kjo e fundit do të përaqësohet nga Nikola Dimitrov pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit pas humbjes së zgjedheve të fundit.

Theksojmë se “Opena Balkan” gjatë ditëve të fundit është vënë në dyshim nga shumë politikanë pas dorëheqjes së Zoran Zaev, ndërkohë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti që në fillim ka vënë në dyshim këtë inciativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat