Vulin thotë se nuk iu duhen mercenarë rusë për kthimin me dhunë të Kosovës në Serbi

Lajme

Vulin thotë se nuk iu duhen mercenarë rusë për kthimin me dhunë të Kosovës në Serbi

Nga: F. B Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 19:10
Vulin

Deklaratat për “konsum” të brendshëm dhe për mbajtjen e frymës së gjendjes dhe situatës kritike dhe “nevojën” për mbështetje të serbëve të Kosovës, vazhdojnë të jenë përditshmëri nga zyrtarët e pushtetit serb në Serbi, një gjë të tillë tha sot ministri i brendshëm Vulin që deklaroi se “Nëse Serbia do donte të kthente me dhunë Kosovën, nuk do kishte nevojë për mercenarë rusë apo të huaj”.

Këtë deklaratë Vulin e bëri sot, si reagim ndaj një deklarate të ish-kreut të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastratit, që ka thënë për media në Prishtinë se ka informata se presidenti Vuçiq dhe ministri Vulin po rekrutojnë mercenar rus për të i sjell në veriun e Kosovës, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“Kur te shqiptarët (përsëri i quan me emër fyes shqiptar) flet frika edhe ndërgjegje, zakonisht flasin kot për agresionin serb edhe rus dhe rrezikun e nisin të kukasin se Vuçiq është i rrezikshëm. As Vuçiq as unë nuk po përgatisim as nuk po kërkojmë vullnetar rus. Nëse Serbia do të kthejë me forcë Kosovën, nuk i duhen as rusët as askush nga të huajt, i mjaftojnë serbët e Kosovës. Në këtë shqiptarët janë bindur kur dërguan njësitet bajate speciale në veri”, deklaroi ai.

Po të ishte kaq lehtë, të bëhej kjo që flet Vulin i cili duket se flet paqartë edhe në ëndrra, nuk do priste as një minutë, mirëpo e di fare mirë çfarë i pret, nëse ata tentojnë të futen në Kosovë, si kanë kaluar gjatë luftës edhe si mund të kalojnë tash kur kemi jo vetëm armatim, por edhe struktura mjaftë të sigurta edhe mirë të trajnuara edhe të armatosura për të mbrojtur secilën pëllëmbë të tokës, aq më parë që përsëri në krah kemi NATO-n që është garant i paqes , sigurisë edhe lëvizjes së lirë.  

“Fjalët e kota të shqiptarëve për rusët në veri, duhet të shërbejnë që NATO përsëri të ngrit armët për luftë të cilën shqiptarët kurrë nuk do ta fitonin vetëm, sikur nuk kanë mundur vetë të bëjnë shtetin”, tha ai.

Vetë fjalët e Vulin tregojnë synimet e tij, por edhe pranimin zyrtar nga Serbia se ata kanë humbur luftën dhe tash përball kanë një shtet të krijuar, që nga dita në ditë po rritet, por forcohet edhe po bëhet i aftë të siguroj vetën edhe paqen në regjion.

Më pas ai nga ekstremi del në ekstrem, përderisa flet për marrjen me forcë dhe mos nevojë për mercenar në atë qëllim, në fund ai thotë se nuk duan luftë dhe nuk kanë gjak të fëmijëve serb për të derdhur, gjë që tregon jo-stabilitetin e tij psikik .

“Nëse fuqitë perëndimore kanë koka të qytetarëve të vetë për të hedhur dhe dëshirë për të bërë luftë për shqiptarët, ne serbët nuk kemi koka të fëmijëve serb për të humbur. Vuçiq është lideri i vetëm në Ballkan që do paqen më shumë se ardhmërinë e vetë politike, e ajo është forca e tij e jo dobësia”, tha Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat