Inspektorët në terren: Dalin nëpër kafiteritë e Prishtinës për të kërkuar vërtetimin e vaksinimit

Lajme

Inspektorët në terren: Dalin nëpër kafiteritë e Prishtinës për të kërkuar vërtetimin e vaksinimit

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 21:49
Inspektorët në terren

Inspektoriati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë dalë për inspektim nëpër kafenetë e Prishtinës për zbatim masash anti-Covid.

Këta të fundit janë ndalur tek “Kafet e Rakisë”, të cilët iu kanë kërkuar klientëve vërtetimin e vaksinimit.

Sipas masave në fuqi, të gjithë personat që ia mësyjnë të kryejnë shërbime në gastronomi, si dhe qendra tregtare, obligohen të kenë me vete kartelën e vaksinimit.

Shërbimet gastronomike, çdoherë sipas masave në fuqi, ofrohen deri në ora 23:00, derisa muzika këtyre të fundit iu lejohet deri në ora 21:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat