Milazim Krasniqi rrëfen momente me Presidentin Ibrahim Rugovën, tregon se cilin kryetar e përkrah për komunë të Prishtinës

Lajme

Milazim Krasniqi rrëfen momente me Presidentin Ibrahim Rugovën, tregon se cilin kryetar e përkrah për komunë të Prishtinës

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 12:05
Presidenti Ibrahim Rugova dhe Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar për kujtimet e tij me Presidentin Ibrahim Rugova.

Ai tregoi se kur çelnin blirët në rrugën kryesore të Prishtinës, Rugova kishte dëshirë të ecnim bulevardit e të shijonte erën e blirëve.

E duke folur për këtë, profesori tha se do të donte që kryetar të zgjidhet ai që i kthen blirët.

“Kam dëshirë që të zgjidhet një kryetar, që na i kthen blirët, që na e kthen atë pjesë të identitetit të kryeqytetit”, tha Krasniqi, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Kur çelnin blirët në rrugën kryesore të Prishtinës, Ibrahimi kishte dëshirë të ecnim bulevardit e të shijonte erën e blirëve. Thoshte se ia kujtonin vendlindjen. Thoshte se blirët janë pjesë e identitetit shqiptar. Kur i hoqën blirët, na i shkulën kujtimet, siç i shkulte era njoftimvdekjet, që vareshin nëpër trungjet e blirëve. Kam dëshirë që të zgjidhet një kryetar, që na i kthen blirët, që na e kthen atë pjesë të identitetit të kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat