Pas AAK-së, Ferit Idrizi arrin koalicion edhe me partinë NISMA

Lajme

Pas AAK-së, Ferit Idrizi arrin koalicion edhe me partinë NISMA

Nga: N. Sh. Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 23:02
Ferit Idrizi

Ferit Idrizi ka lidhur koalicion për bashkëqeverisje edhe me partinë Nisma Social Demokrate, dega në Vushtrri.

Këtë e ka konfirmuar Idrizi nëpërmjetë një postimi në rrjetin social facebook.

Postimi i plotë:

Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe angazhimin e përgjegjësinë e lartë qytetare që duhet ta kemi, kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për qeverisjen tonë me subjektin politik NISMA Socialdemokrate.

Falënderoj Degën e NISMA-s në Vushtrri, për rreshtimin e duhur për të mirën e qytetit.

Faleminderit!

Na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat