Arrestohet në Serbi veterani i UÇK-së, kjo është arsyeja

Lajme

Arrestohet në Serbi veterani i UÇK-së, kjo është arsyeja

Nga: M.H. Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 13:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Pjesëtarë të MPB-së, Drejtorisë së Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Policinë e Suboticës, me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Suboticë, arrestuan EL (45).

Kjo për shkak të dyshimit se ka kryer veprën e prodhimit të paautorizuar dhe vendosjes në treg të lëndëve narkotike.

Ai akuzohet se në fund të gushtit të këtij viti, së bashku me D. I. (35), i cili ishte arrestuar më herët, ka blerë në Kosovë dhe ka kontrabanduar në Vranjë 50 pako me rreth 50 kilogramë marijuanë, shkruan Kurir.rs, përcjell "Bota sot".

Image

D. I. akuzohet se më pas e ka transportuar lëndën narkotike me furgon me qira për në Suboticë, ku edhe është arrestuar.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë dhe objekteve të tjera të përdorura nga i dyshuari E.L. janë gjetur tre vetura, katër telefona celularë, një sasi e madhe parash në valuta të ndryshme, si dhe një letërnjoftim e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së dhe një album me fotografitë e të dyshuarit në Uniformë e UÇK-së.

Image

E. L. i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat