Alban Hyseni ka këtë shpjegim për moton “Kush e rrahë bojlerin me thupër, e vokë ujin”

Lajme

Alban Hyseni ka këtë shpjegim për moton “Kush e rrahë bojlerin me thupër, e vokë ujin”

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 23:40
Alban Hyseni

Kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, ka komentuar moton e maturantit dhe stilin e flokëve të tij që mbante atëherë, shtoi Hyseni.

Një fotografi e Hysenit është bërë virale së fundmi, ku kandidati për kryetar të Gjilanit paraqitet me një lloj të flokëve që s’jemi mësuar ta shohim.

Por, edhe më e çuditshme se fotografia, është motoja që maturanti Hyseni e kishte përdorur atëherë.

Ai tha se motoja është vendosur bashkë me disa shokë të tij, ku pas diskutimeve të gjithë kanë vendosur njëzëri për ta përdorur këtë shprehje: "Kush e rrahë bojlerin me thupër, e vokë ujin”, është shprehur Hyseni.

“Në atë kohë flokët i kam bërë te një shok në lagje. Kemi punu diku nja një javë me i bo ato flokë. Kanë kushtu kohë dhe dhimbje. I kam bërë sa kam qenë maturant dhe për atë kohë ka qenë goxha risi”, ka thënë Hyseni.  

“(Moton) E kemi vendosur me pesë apo gjashtë shokë. Ka qenë e njëjta moto, ka pasur debat”, tha Hyseni.

“Çfarë nxënësi keni qenë?”, pyeti autori i emisionit Fidan Jupolli.

 “Nxënës i shkëlqyeshëm. Nuk kam qenë më i miri në klasë por në mesin e më të mirëve”, shtoi Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat