Sa truproje e shoqëruan kryeministrin Kurti për në qendrën e votimit?

Lajme

Sa truproje e shoqëruan kryeministrin Kurti për në qendrën e votimit?

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 14:01
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ai ka arritur në qendrën e votimit bashkë me një numër të madh truprojesh, të cilët e kanë rrethuar dhe janë kujdesur për sigurinë e të parit të ekzekutivit.

Në pamje shihen të paktën 7 truproje të cilët e përcjellin Kurtin që nga dalja prej makinës dhe futen bashkë me të në qendrën e votimit tek objekti i Fakultetit Juridik në Prishtinë.

Kurti pasi ka përfudnuar votimin ka inkurajuar qytetarët që të dalin për të votuar teksa nuk ka harruar të flasë edhe për motin.

“Moti është shume i bukur dhe pa të reshura andaj pjesëmarrja sa më masive është e pritshme. Me 14 nëntor mund të themi se po e përmbyllim një vit të mirë electoral që nisi me 14 shkurt, vazhdoj me 17 tetor dhe tash e kemi balotazhin. Republika e Kosovës ka dëshmuar se është shtet demokratik dhe qytetarët në mënyrë të lirë zgjedhin kryetarët e komunave”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat