Të plagosurit në Prizren dyshohet se janë babë e bir - policia jep detajet

Lajme

Të plagosurit në Prizren dyshohet se janë babë e bir - policia jep detajet

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

E plotësuar (18:40) - Dy persona kanë mbetur të plagosur në një tentim-grabitjeje në Prizren. Të plagosurit dyshohet se janë babë e bir, pronarë të argjendarisë ku ndodhi tentim-grabitja e armatosur.

Sipas policisë, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sipas informacioneve të plagosurit dyshohet se janë babë e djalë, pronarë të argjendarisë, por janë jashtë rrezikut për jetë”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në rrugën ‘Adem Jashari’ ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjentari. Të dyshuar janë rreth 3 persona te armatosur, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Osmanollaj.

Të dyshuarit ndodhen në arrati.

***

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një tentim-grabitje në një argjentari në Prizren. Një ekip emergjent ka shkuar në vendin e ngjarjes duke iu dhënë ndihmën mjekësore të plagosurve.

Nga disa pamje të publikuara nga RTV Besa shihet njëri nga të plagosurit që është i shtrirë në trotuar, ndërsa atij fillimisht i japin ndihmë disa qytetarë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj tha se dyshohet se tentimin për grabitje e bënë tre persona të armatosur.

“Në rrugën ‘Adem Jashari’ ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjentari. Të dyshuar janë rreth 3 persona te armatosur, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Osmanollaj. “Janë lenduar dy persona dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut pë jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat