Polemika Gërvalla-Selakoviç: Kosova akuzon Serbinë për sjellje agresive, reagon Serbia

Lajme

Polemika Gërvalla-Selakoviç: Kosova akuzon Serbinë për sjellje agresive, reagon Serbia

Nga: F.B Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 08:59
Pamje nga konferenca e Brizhit

Ministrja e Punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gervalla-Shvarc në konferencën e zhvilluar në Brizh në organizim të Kolegjit evropian me temën “Biseda për ardhmërinë e Kosovës – perspektiva dhe roli i Ballkanit perëndimor”, ka drejtuar gishtin e akuzës ndaj Serbisë për sjellje agresive si ndaj Kosovës po ashtu edhe vendeve tjera, gjë që u kundërshtua nga ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç që deklaroi se vendit më të përparuar ekonomikisht nuk i konvenon jo stabiliteti as lufta, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Gërvalla ndër tjera theksoi se “Serbia po bënë sjellje agresive ndaj Kosovës, BeH dhe Malit të Zi”, ndërsa ministri Selakoviç ka reaguar me kundër pyetje, a është e mundshme shteti që ka ekonominë dhe zhvillimin më madh ekonomik dhe GjDP dhe investime të akuzohet se dëshiron jo stabilitet edhe luftë?

Është e pakuptueshme të akuzohet Serbia se angazhohet edhe ka sjellje jo stabile edhe luftë, kur dihet se një vendi të tillë nuk i konvenojnë trazira e më së paku jo stabiliteti.

Sipas tij Serbia është mbështetësi më i madh i bashkëpunimit ekonomik dhe liberalizimit në regjion, ndërkohë që e quajti hipokrizi dikush që nuk respekton dhe nuk përmbush obligimet nga marrëveshja e Bruksleit që u nënshkrua me ndërmjetësimin e e BE-së.

Në këtë konferencë, moderator i bisedës ishte rektorja e Kolegjit evropian Federika Mogerini, kanë marr pjesë edhe shumë përfaqësues të ministrive të punëve të jashtme nga Ballkani, ku janë prezantuar edhe shumë propozime për përshpejtimin e procesit të euro-integrimit dhe avancimin e raporteve të BE me regjionin, ndërsa publik ishin studentët e Kolegjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat