Bërnabiq reagon pas raportimeve se Palmer dhe Grenell janë lobistë të Serbisë

Lajme

Bërnabiq reagon pas raportimeve se Palmer dhe Grenell janë lobistë të Serbisë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 13:49
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka mohuar sot se zyrtarët amerikanë Matthew Palmer dhe Richard Grenell janë lobistë të Serbisë, duke e cilësuar atë si një “gënjeshtër brutale dhe të turpshme”.

“E demantoj kategorikisht gënjeshtrën brutale dhe të turpshme në faqen e parë të tabloidit Nova: se Matthew Palmer dhe Richard Grenell janë lobistë për Serbinë.

E frikshme është tradhtia me të cilën është servirur gënjeshtra (janë “në listën e kontakteve”, pra janë, me sa duket, lobistë).

Gënjeshtra të tilla i shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë Serbisë”, ka shkruar ajo në Twitter

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat