Një shkollë në Drenas bëhet me instrumente muzikore

Lajme

Një shkollë në Drenas bëhet me instrumente muzikore

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 14:53
KFOR-i dhuroi instrumente muzikore për një shkollë fillore në Drenas

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë ka dhuruar instrumente muzikore për një shkollë fillore në komunën e Drenasit.

Kështu ka njoftuar KFOR-i përmes një publikimi në Twitter, ku shihen ushtarët e këtij misioni duke dhuruar piano, kitarë dhe instrumente të tjera për shkollën.

“KFOR-i dhuroi instrumente muzikore për një shkollë fillore në Drenas/Gllogoc. Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO vazhdon të mbështesë zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore dhe po kryen misionin e tij për të siguruar një të ardhme më të mirë, me vëmendje të veçantë ndaj të rinjve”, thuhet në publikimin e tyre në Twitter.

KFOR-i është mision paqeruajtës i udhëhequr nga Aleanca Veri-Atlantike (NATO), që vepron në Kosovë që nga qershori i vitit 1999.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat